website logo
Expression
  • Mekanizmi
  • Shpërblimet
  • Kontakti
Expression
logo
  • Mekanizmi
  • Shpërblimet
  • Kontakti

Kontakti

×
RREGULLAT E LOJËS SHPËRBLYESE
“KY UJË T'SJELLË FAT!”

1. Organizatori i Lojës Shpërblyese "KY UJË T'SJELLË FAT!" është Mokne Group L.L.C., me seli në adresën: Adem Sejdia p.n, Istog, Kosovë dhe me NUI: 811909582;

2. Loja shpërblyese do të zhvillohet ekskluzivisht në territorin e Republikës së Kosovës.

3. Kohëzgjatja: Loja do të fillojë nga data 11 prill sipas vendimit të organizatorit.

4. E drejta për pjesëmarrje:

  • Të gjithë personat fizikë që kanë mbushur 18 vjet dhe janë rezidentë në Kosovë mund të marrin pjesë në lojë;
  • Përjashtohen punëmarrësit e organizatorit, distributorët e autorizuar, punëmarrësit e pikave të shitjes dhe familjarët e tyre (bashkëshortë, bashkëjetues, prindër, fëmijë, vëllezër dhe motra).

5. Si të merrni pjesë:

  • Konsumatori duhet të blejë produktet Mokne në vlerë 5 euro;
  • Shkrepe një foto të faturës;
  • Plotëso të dhënat në www.luajmemokne.com;
  • Rri gati për lajmin e madh.

6. Kriteret për të fituar:

  • Pjesëmarrësi duhet të blejë produktet Mokne në vlerë 5 euro.
  • Për fituesit e 50 eurove do të përzgjidhet fituesi çdo të premte, për 5 javë, nga data 11 prill.
  • Përzgjedhja e fituesve për çmimet: 5x trotinet, 5x iPhone dhe premia kryesore 1x Jeep Avenger do të realizohet LIVE.
  • Në rast se fituesi nuk përmbush kriteret ose nuk i përgjigjet telefonatës deri në 3 herë, do të zgjidhet një fitues tjetër.

7. Rregulla të tjera:

  • Fituesit duhet të dërgojnë një kopje të letërnjoftimit për verifikim brenda 30 minutave nga momenti i kontaktit;
  • Fituesit e makinës Jeep Avenger duhet të mbajnë logon e Mokne në automjet për 2 vite;
  • Mokne Group L.L.C. ka të drejtën të anulojë, ndryshojë ose modifikojë lojën shpërblyese pa paralajmërim;
  • Pjesëmarrësit i japin të drejtën organizatorit për përdorimin e imazhit të tyre për qëllime promovuese, pa kompensim shtesë;
  • Një person që ka fituar një çmim nuk mund të fitojë një çmim tjetër.

8. Të dhënat personale:

  • Mokne Group L.L.C. do të përdorë të dhënat personale vetëm për qëllime të lojës shpërblyese dhe njoftimeve të ardhshme të promocioneve.

9. Pranimi i rregullave:

  • Pjesëmarrja në lojë nënkupton pranimin e plotë të këtyre rregullave nga pjesëmarrësit.
×
PËLQIMI PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

Kjo formë e pëlqimit është përgatitur nga Mokne Group L.L.C., me NUI: 811909582, me seli në adresën: Adem Sejdia p.n, Istog, Kosovë, për lojën shpërblyese të organizuar nga Mokne, me qëllime promovuese të Kompanisë.

Në bazë të këtij pëlqimi, subjekti i të dhënave/klienti është nënshkruesi i kësaj forme, ndërsa Mokne Group L.L.C. është kontrolluesi, marrësi dhe përpunuesi i të dhënave.

Unë, si deklarues, me vullnetin tim të plotë jap pëlqimin që Mokne Group L.L.C. të marrë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale (emër, mbiemër, numër telefoni, qyteti), në formë elektronike ose fizike, për qëllimet si më poshtë:

  1. Marketingu i drejtpërdrejtë – Për të zhvilluar fushata promocionale, përfitime dhe lojëra shpërblyese të organizuara nga Mokne Group L.L.C.;
  2. Komunikimi – Për të më kontaktuar përmes telefonit, SMS-ve, ose postës elektronike, lidhur me ofertat, shërbimet dhe informacionet e tjera promovuese të ofruara nga Mokne Group L.L.C.;
  3. Menaxhimi i pjesëmarrjes në lojën shpërblyese – Për të administruar dhe verifikuar të dhënat e mia për qëllimet e pjesëmarrjes dhe shpalljes së fituesve në lojërat shpërblyese.

Unë e kuptoj dhe pajtohem që tërheqja e këtij pëlqimi nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale të kryera para tërheqjes së pëlqimit.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti, unë konfirmoj që e kam lexuar dhe e kam kuptuar përmbajtjen e tij dhe me vullnet të lirë autorizoj Mokne Group L.L.C. të mbledhë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Mokne Group L.L.C. ka të emëruar zyrtarin përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe garanton mbrojtjen e plotë të privatësisë. Çdo pyetje, shqetësim ose kërkesë në lidhje me të dhënat personale mund të adresohet në çdo kohë përmes formës në uebfaqe: https://mokne.com/contact/